Arbëri

Dështon mbledhja e komisionit për “Trepçën”, mungoi ministri Lluka

Raportimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Bordit të “Trepçës”, lidhur me funksionalizimin e kësaj ndërmarrjeje, në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka dështuar për mungesë të kuorumit.

Deputetët pjesëmarrës ishin vetëm kryetarja e Komisionit Sala Berisha-Shala, Liburn Aliu, Hykmete Bajrami dhe Memli Krasniqi. Ndërsa, ka munguar edhe ministri Lluka, derisa prezent ishte kryetari i bordit të Trepçës Ardian Syla, raporton KP.

Sala Berisha-Shala ka thënë se mungesa e ministrit Lluka është papërgjegjësi, pasi ka tema me rëndësi për Trepçën. Sot Lluka qëndroi në Gjilan ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri.

“Nuk e justifikon as një angazhim tjetër. Ministri Lluka na ka thënë se është në Gjilan në punë zyrtare”, ka thënë ajo.