Komuniteti i bizneseve nga fshati Turjakë i Malishevës, e ka pajisur me kamera të sigurisë shkollën e fshatit, me qëllim të krijimit të sigurisë më të madhe për nxënësit.
Drejtori i SHFMU “Fehmi Agani”, Agron Zogaj, i ka falënderuar të gjitha bizneset e fshatit të Turjakë, të cilët i kanë dhënë mjetet për sigurimin dhe vendosjen e kamerave në objektin e shkollës, me qëllim të krijimit të sigurisë më të madhe në shkollë, shkruan ksp.
Sipas Zogajt, projekti për vendosjen e kamerave, është bërë nga shkolla, ndërsa komuniteti i biznesit në Turjakë dhe realizimin e këtij projekti e ka quajtur shembull të mirë të bashkëpunimit mes komunitetit të biznesit dhe shkollës.
Artikuj të ngjashëm
-
Vendosja e kamerave zbulon hajnat e kompjuterëve të shkollave
-
Komuna e Deçanit synon të vendosë kamera brenda klasave në shkolla, mësimdhënësit kundër
-
Plani i ri i veprimit i bën të gjitha shkollat e Prishtinës me kamera sigurie
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rënda në Malishevë
-
Vazhdon vendosja e kamerave në shkollat e Prishtinës, komuna s’ka raporte për efektet e tyre