Edhe sot në Prishtinë ajri i pashëndetshëm Foto: Ilustrim/Koha

Edhe sot në Prishtinë ajri i pashëndetshëm

12 November 2018 08:24

Me uljen e temperaturave, në Prishtinë është rritur shqetësimi nga ajri i ndotur.

Nga matjet që bëhen nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, rezulton se sot niveli i ndotjes së ajrit është 118, raporton Koha.net.

Në mungesë të alternativave, shpesh si pasojë e kushteve ekonomike, qytetarët e Prishtinës zgjedhin mundësinë më të lirë për ngrohje e që është thëngjilli.

Kjo metodë e ngrohjes, si më e lira e mundshme, sjell më vete edhe të këqija të shumta, jo vetëm për shtëpitë a objektet tjera që e përdorin atë, por edhe për tërë qytetin, raporton Koha.net.

Dëshmi për këtë është edhe cilësia e ajrit që këtyre ditëve është përkeqësuar në masë të madhe.

Siç bëhet e ditur në matjen nga Ambasada, ky nivel i ajrit të ndotur do të vazhdojë edhe nesër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme