Arbëri

Tri llojet e referendumeve që do të mund të organizohen në Kosovë

Tri llojet e referendumeve që do të mund të organizohen në Kosovë
Foto: Ilustrim/Koha

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Ligjin për Referendumin. Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin i cili parasheh tri lloje të referendumeve; atë shfuqizues, konsultativ dhe kushtetues.

Referendumi shfuqizues mundëson shfuqizimin e një ligji ose një pjese të tij. Kurse ai konsultativ, mund të iniciohet nga presidenti ose Kuvendi dhe përmes tij kërkohet mendimi i qytetarëve për ndonjë çështje të caktuar.