Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHK.