Arbëri

Me protestë para Rektoratit të UP-së kërkohet suspendimi i profesorit të mjekësisë

Organizata për Rritjen e Cilësisë ne Arsim (ORCA) ka kërkuar nga senati i UP-se e mos e avancoje profesorin e Fakultetit të Mjekësisë, Milaim Sejdini me pretendimin se ai dyshohet për 3 vepra, plagjiature, falsifikim dhe ngacmim seksual. Në një proteste para Rektoratit, përfaqësues të ORCA-s dhe studentë i kanë kërkuar senatit suspendim nga puna te profesorit.

Blendon Arifi, student i UP-së ka thënë se po kërkojnë suspendimin e profesorit Sejdini dhe një hetim të thellë ndaj dyshimeve që janë ngritur kundër tij, raporton Koha Ditore.

“Ai është akuzuar për falsifikim nënshkrimi, plagjiaturë dhe ngacmim seksual kurse senati pritet që javën tjetër ta shqyrtojë avancimin e tij në profesor të rregullt me ç’rast ky profesor do të përfitojë kontratë të përhershme pune në UP. Për të gjitha akuzat janë ofruar dëshmi të bollshme në organet institucionale si në universitet ashtu edhe ati të rendit por ato kanë heshtur”, ka theksuar Arifi.

Ndërsa studentja Donika Hoti ka kërkuar suspendimin e profesorit Sejdini deri në përfundimin e hetimeve si dhe një hetim të brendshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

“Denoncimi për falsifikim për të cilin nuk ka vendim nga Këshilli i Etikës por rekomandim për veprime të mëtutjeshme nga organet e rendit. Denoncimi i dytë ka të bëjë me plagjiaturë të cilin e nga ngritur ish-asistentja e profesorit, profesoresha, Albena Reshitaj. Denoncimi i tretë ka të bëjë për ngacmim dhe kushtëzim seksual”, ka thënë ajo/ Edona Kutleshi.