Moti sot në Kosovë, kryesisht me diell Foto: Koha / ilustrim

Moti sot në Kosovë, kryesisht me diell

07 November 2018 07:52

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë, do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, kjo si pasojë e fushave anticiklonike të spostuara ditë më parë nga pjesa jugperëndimore e kontinentit dhe njëkohësisht të bllokuara në pjesën më të madhe të gadishullit Ballkanik. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, IHMK thotë se në bazë të parashikimeve synoptike, reshje shiu të mjaftueshme priten në gjysmën e dytë të muajit, kurse ky 15- ditëshi i parë mbetet me deficit të reshjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme