Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, u ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës, familjeve shqiptare, për deputetin Milaim Zeka.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për asgjë në jetën e tij politike që ka bërë nuk pendohet, por pendohet pse pranoi që Milaim Zeka të hyjë në garë për deputet në listën e Nismës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave u kërkoj falje! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare. Sinqerisht, qytetarëve të Kosovës, familjeve shqiptare u kërkoj falje prej më të sinqertave”, ka shkruar më tej Krasniqi.
Krasniqi e Zeka ka kohë që po përplasen në distancë, e kjo përplasje ka nisur që nga ngritja e aktakuzës ndaj deputetit Zeka për mashtrim me viza pune për në Gjermani.