Arbëri

Tahiri: Në Kosovë po luftohet krimi i organizuar

Tahiri: Në Kosovë po luftohet krimi i organizuar

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është pritur në Departamentin e Shtetit ku ka zhvilluar një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit Jorgan Andrews, njëherësh përgjegjës në Zyrën Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve për Fuqizimin e Ligjit.

Gjatë takimit Tahiri ka folur për angazhimin e institucioneve të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e narkotikëve, si dhe ka shpalosur rezultatet e arritura në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, rezultate që kanë kontribuar në rritjen e sigurisë dhe në forcimin e pozitës së Republikës së Kosovës në rrafshin e partneritetit rajonal dhe global në luftën kundër krimit të organizuar.