Arbëri

Xhaferi thotë se ligjet që e bëjnë FSK-në ushtri janë lajm i mirë

Foto: MFSK
 

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, u prit nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në takim u bisedua për marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve fqinje, mundësitë për thellimin e tyre, si dhe angazhimi i të dyja vendeve për realizimin e qëllimit të përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ishte konstatim i përbashkët se qeveritë kanë obligim që marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve ti shndërrojnë në politika reale, me të cilat do të mundësohet përparim plotësues në bashkëpunimin e përgjithshëm.