Arbëri

Carl Bildt sot viziton Shkupin

Ish-shefi i diplomacisë suedeze dhe ish-përfaqësuesi i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, Carl Bildt, në profilin e tij në Twiter njoftoi se sot do të vizitojë Shkupin.

“Fundi i krizës kushtetuese në Shkup, nuk është në horizont. Duket se dallimet në qëndrimet janë më të thella. Situata është e rëndë”, thekson Bildt, i cili është ish i dërguar evropian i Ballkanit.

Ai nuk thekson hollësi për vizitën në Shkup dhe për takimet e mundshme, transmeton alsat.m.

Bildt tani është bashkë-kryesues me Këshillin Evropian për Punë të Jashtme, organizatë joqeveritare, e cila merret me analiza politike.