Arbëri

Nga viti i ardhshëm në Kosovë s’do të lejohen të qarkullojnë veturat që ndotin ambientin

Nga viti i ardhshëm në Kosovë s’do të lejohen të qarkullojnë veturat që ndotin ambientin
Foto: AP

Nga janari i vitit 2019, veturat të cilët shkarkojnë gazra jashtë normave të lejuara do t'ju ndalohet qarkullimi, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës.

Kjo ministri ka nxjerrë një udhëzim administrativ për procedurat e licencimit të kontrolleve teknike, ku parashihet që një veturë e cila i nënshtrohet kontrollit teknik duhet t’i plotësojë edhe disa standarde të caktuara sa i përket ndotjes së ambientit.