Arbëri

Haziri s’e di a do t’i lejohet vizita në Bujanoc për 28 nëntor

Haziri s’e di a do t’i lejohet vizita në Bujanoc për 28 nëntor

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është takuar me kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqipërim Musliu, nga të cilët ka marrë ftesë për vizitë në Bujanoc më 28 nëntor.

Haziri ka thënë për Koha.net se është plotësisht i gatshëm për të vizituar Bujanocin, por se ai është në listën e individëve nga Kosova të cilëve u ndalohet hyrja në Serbi.