Arbëri

Shumë vullnetarë iu bashkuan aksionit të pastrimit në Lipjan e Prishtinë

Shumë vullnetarë iu bashkuan aksionit të pastrimit në Lipjan e Prishtinë

Qindra vullnetarë u janë bashkuar dy aksioneve të sotme të pastrimit që u realizuan në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksioni i parë filloi në orën 10:00 në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit ku u pastruan katër deponi ilegale të mbeturinave, nga të cilat u larguan rreth 400 thasë me mbeturina nga mbi 200 vullnetarë, zyrtarë qeveritarë e komunalë dhe qytetarë që iu bashkuan aksionit për pastrimin e fshatit dhe hapësirave skaj lumit.