Arbëri

Bahtiri porosit Thaçin: Mitrovica s’do të ta lejojë ndarjen e Kosovës

Në hapjen e zgjedhjeve të brendshme të AKR-së, nënkryetari i kësaj partie, dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri u shpreh i ashpër me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Bahtiri edhe një herë u shpreh kundër idesë së Thaçit për kufirin me Serbinë.

“Larg duart nga Mitrovica, larg duart, larg duart nga Mitrovica. Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulet kurrë para dikujt që dëshiron ta ndryshojë kufirin e Republikës së Kosovës, kurrë. Prandaj ju kisha lut edhe kryeministrit të vendit që ta kthejë kokën kah Mitrovica, ajo urë e turpit, ajo urë e turpit njëherë e përgjithmonë të jetë e lirë për qytetarët e mi dhe për gjithë Kosovën, dhe për presidentin Thaçi që një herë e përgjithmonë le ta harrojë ndarjen e Kosovës sepse Mitrovica do të jetë ajo e cila do të këmbëngul deri në fund”, tha Bahtiri, raporton Ksp.

Gjithashtu, Bahtiri tha se të gjithë ata që thonë se AKR-ja është dy për qind e kanë kot, sepse janë më të mëdhenj në përkrahje.

“Ka ardhur koha për t’i treguar Kosovës se jemi më të mirët”, shtoi Bahtiri.