Arbëri

Kosova pushtohet nga mallrat “Made in Serbia”, deri në fundvit tejkalon 400 milionë euro import

Kosova pushtohet nga mallrat “Made in Serbia”, deri në fundvit tejkalon 400 milionë euro import
 

Tregu i Kosovës në vazhdimësi është edhe më i pushtuar nga mallrat 'Made in Serbia'.

Kosova përveç që ka importin më të madh të mallrave nga Serbia, këtë vit ka shënuar edhe ngritje të importit nga ky shtet. Vlera e importit të mallrave nga Serbia nga janari i vitit 2018 deri më 15 tetor të këtij viti është rreth 360 milionë euro, kryesisht mallra të industrisë ushqimore dhe të materialit ndërtimor.