Arbëri

Në hartimin e projektligjit për krime gjatë luftës të marrin pjesë edhe familjarët e viktimave, thotë Blakaj

Në hartimin e projektligjit për krime gjatë luftës të marrin pjesë edhe familjarët e viktimave, thotë Blakaj
Foto: Ilustrim/Koha
 

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH) i cili merret me dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë luftës, ka mirëpritur iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për përgatitjen e një projektligji i cili do të dokumentonte në tërësi krimet e Serbisë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Drejtori i këtij Fondi, Bekim Blakaj, ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online se përmbajtja e projektligjit duhet të diskutohet në shumë nivele dhe të shtrihet një proces konsultativ në institucione, shoqëri civile dhe organizata të ndryshme që merren me çështje të caktuara të luftës.