Ambasada italiane në Kosovë, mbështetëse e MPB-së për t'u avancuar

Ambasada italiane në Kosovë, mbështetëse e MPB-së për t'u avancuar

25 October 2018 15:42

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim, siç njofton komunikata, u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Mustafa e informoi ambasadorin italian lidhur me objektivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç ‘rast kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPB dhe agjencitë e saj si dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Gjithashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave në shkencën e forenzikës.

Në anën tjetër, ambasadori Sardi i tha ministrit Mustafa se Ambasada e Italisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët kosovarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme