Arbëri

Përmes lojës së konsujve, MPJ-ja shfaqet joserioze me Zvicrën

Përmes lojës së konsujve, MPJ-ja shfaqet joserioze me Zvicrën
Foto: Ilustrim
 

Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar joseriozitet në raport me shtetin e Zvicrës, duke i dërguar brenda një jave dy kërkesa - fillimisht për emërim më pas anulim të një note verbale.

Në gusht të këtij viti, dikasteri që drejtohet nga Behgjet Pacolli ka stopuar procedurën e emërimit të Arsen Shoshit, si konsull nderi në Zvicër. Gazeta Koha Ditore ka siguruar komunikimin mes zyrtarëve të MPJ-së, ambasadores së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, si dhe pretendentit për konsull, Arsen Shoshi - një mirëmbajtës ndërtesash në shtetin zviceran.