Arbëri

Limaj i siguron përfaqësuesit e SBASHK-ut se do të merren parasysh kërkesat e tyre

Foto: Qeveria
 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kanë pritur në takim përfaqësues të SBASHK-ut.

Limaj i ka inkurajuar përfaqësuesit e SBASHK-ut që të jenë pjesë përbërëse e të gjitha institucioneve këshillëdhënëse dhe hartimit të strategjive në funksion të përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë, raporton KsP.