Arbëri

18 vjet nga eksodi i kosovarëve drejt Kukësit

 

Me moton “Mos të harrojmë të kaluarën për një të ardhme më të sigurt”, u përkujtua sot në Kukës, 18-vjetori i eksodit të vitit 1999, të qytetarëve kosovarë.

Kryetari i Komunës Mitrovicë, Agim Bahtiri, përfaqësues të shoqatës “Eksod 99” dhe shumë qytetarë të Kosovës, të cilët si akt simbolik, të gjithë kufirin e kaluan në këmbë, njëlloj siç bënë 18 vjet më parë kur iknin nga gjenocidi serb, u pritën nga kryetari i Kukësit, Bashkim Shehu dhe një pjesë e stafit të Bashkisë Kukës në pikën kufitare të Morinit.