Arbëri

A do ta ketë Kosova Ushtrinë pa ndryshime kushtetuese

Foto: Koha
 

Aleanca e NATO-s ka dhënë shenja se ka hequr dorë nga kërkesa këmbëngulëse që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese.

Shenjat e tilla dalin nga ndryshimi i fjalorit të zyrtarëve të NATO-s në komentet e tyre për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të tri projektligjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin e kompetencave dhe me mandatin e FSK-së.