Arbëri

Turqia mbështet angazhimet për t’u arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Turqia mbështet angazhimet për t’u arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e gjithëmbarshëm ndërmjet dy shteteve.

Në takim, siç thuhet në komunikatën e presidencës, është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si një mundësi për dinamizmin e rritjes ekonomike.