Arbëri

Thaçi e Haradinaj e mbajnë gjallë përplasjen për korrigjim kufijsh

Ka vazhduar përplasja për idenë e korrigjimit të kufijve mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Presidenti ka takuar përfaqësues të shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës, ku ka përsëritur se korrigjimi i kufijve me Serbinë do të mundësonte njohjen e Kosovës nga 5 shtetet e BE-së, raporton KTV.

kryeministri Haradinaj ka thënë se sikur energjia e shpenzuar për korrigjim të kufijve të shfrytëzohej për lobim, atëherë kjo do të mund të sillte njohje të reja nga këto shtete.

Lexo edhe: Lenjani pyet Thaçin: A është ideja të bashkohet Lugina me Kosovën, a Karaçeva me Serbinë