Arbëri

Tahiri thotë se Kosova po përballet me mungesë të efikasitetit në gjyqësor

Tahiri thotë se Kosova po përballet me mungesë të efikasitetit në gjyqësor
 

Ministria e Drejtësisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, sot organizuan tryezë diskutimi në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe Biznesi” të ndërmarr nga Ministri Abelard Tahiri.

Kjo tryezë, siç njofton komunikata për media, përfshiu përfaqësues nga bizneset e sektorëve të ndryshëm, përfaqësues të Fakultetit Juridik, Odave dhe Asociacioneve dhe Shoqata të ndryshme të biznesit, Odës së Avokatëve, përfaqësues të Departamentit Ekonomik pranë Gjykatës së Apelit dhe ekspert të kësaj fushe.