Arbëri

Qeveria miraton Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e shtuar

Descriptive Text

Qeveria e Kosovës sot ka duke miratuar Projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Projektligji, sipas kumtesës qeveritare, vlerësohet si pjesa më e rëndësishme e reformës fiskale të Qeverisë dhe ofron lehtësi dhe lirime që do të ndihmojnë zhvillimin e biznesit në vend, transmeton Koha.net.

TVSH është e përshkallëzuar në dy norma, atë standarde prej 18% dhe normën e reduktuar prej 8%, të vlerës së furnizimeve të importuara dhe furnizimeve të brendshme të tatueshme, me përjashtim të furnizimeve të liruara dhe furnizimeve të trajtuara si eksporte. TVSH-ja llogaritet në çmim sipas normës së aplikueshme, ngarkohet në mallra dhe shërbime, e që bartet nga konsumatori i fundit.