Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja konstaton se Krasniqi u dhunua, por jo nga Dejanoviqi e Bojkoviqi

Identifikimi, përmes fotove, i serbëve të cilët pretendohet se e kishin dhunuar Vasfije Krasniqin në prill të 99-ës, ka bërë që Gjykata Supreme në vitin 2014, përmes aktgjykimit të nxjerrë, ta anulonte vendimin e Gjykatës së Apelit, duke i lënë të lirë Jovica Dejanoviqin dhe Gjorgje Bojkoviqin.

Megjithatë, në aktgjykim, Supremja nuk e vë në dyshim se Vasfije Krasniqi ishte rrëmbyer dhe dhunuar nga dy serbë gjatë kohës së luftës në Kosovë, raporton KTV.