Në një bisedë për politikën dhe letërsinë, shkrimtari e publicisti Veton Surroi, mes gazetareve Beti Njuma e Alda Bardhyli, ka rrëfyer për fëmijërinë, adoleshencën, periudhën e luftës në Kosovë dhe angazhimin e tij përmes fjalës, në të dyja fushat.
I pyetur rreth aktualitetit, Surroi ka thënë se ideja për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi është e dëmshme, ndërsa të dyja vendet duhet të kalojnë në një proces, që më pas të vendoset për kufirin, transmeton KTV.
Duke folur për klasën politike qeverisëse, ai e ka përkufizuar atë si keqpërdoruese në masë të madhe. Në vend të shtetit social, sipas Surroit, Kosova ka mbërritur në shtet post-otoman por para-social.
Sa i përket Gjykatës Speciale, ai mbetet i pashpresë për të.
Në çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Surroi sheh një mashtrim politik në këtë temë, e cila sipas tij, shfaqet çdoherë për t’u mënjanuar një problem tjetër, siç është tani rasti i shkëmbimit të territoreve me Serbinë.
Edhe
Surroi: Nuk duhet marrëveshje urgjente por cilësore Kosovë-Serbi, këmbimi i territoreve skenar i tmerrshëm
Shkrimtari shpalosi para të pranishmëve edhe pjesë nga fëmijëria e tij e rrethuar me libra dhe ndikimet ndoshta të pavetëdijshme nga i ati.
Themelimin e Grupit KOHA, Surroi e ka quajtur si çlirim mendor të asaj kohe, teksa tregoi se aktualisht, po merret me tri projekte të reja që janë më shumë afër zhanrit letrar.