Ura “Morandi” në Itali: Deri tani nuk ka shqiptarë të lënduar Foto: Reuters

Ura “Morandi” në Itali: Deri tani nuk ka shqiptarë të lënduar

14 August 2018 18:56

Ambasada e Shqipërisë në Itali në një njoftim zyrtare bën të ditur se po ndjek me interes zhvillimit në lidhje me shembjen e urës në Gjenova të Italisë dhe deklaron se deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se “ambasada po ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës ‘Morandi’ në autostradën A10 në Gjenova. Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë”.

Po ashtu, Ambasada e Shqipërisë në Itali apelon duke iu drejtuar shtetasve shqiptarë në Itali se: “Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115”.

Urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur sot në mesditë. Bëhet fjalë për urën “Morandi” 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme