Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi i përgjigjet Berishës: Kosovës nuk i duhen këshillat e atyre që në mes viteve 1992 - 1997 tregtonin për Millosheviqin

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka gjetur kohë që t’i përgjigjet ish-presidentit e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Ka thënë se Kosova ka përkrahjen e plotë nga SHBA e BE për arritjen e marrëveshjes së paqes me Serbinë. Ndërsa ka shtuar se nuk i duhen këshillat nga ata “që në mes viteve 1992 - 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq”.

Ndonëse nuk ka përmendur emrin e Berishës, aludimi duket të jetë i qartë, meqë Berisha në periudhën e përfolur nga Thaçi ka qenë në kry të shtetit shqiptar, derisa vazhdimisht i përmendet dyshimi se në kohë të embargos për Jugosllavinë, Shqipëria i ka shitur naftë Serbisë. Po ashtu pa përmendur emra, ka thënë se ai është dëbuar me votë nga qytetarët.

Lexo edhe: Sali Berisha kundër ndarjes së kufijve të Kosovës

“Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, ka thënë Thaçi.

Edhe Thaçi thotë se nuk krijojmë Republikë Serbe në shkëmbim për liberalizim të vizave Arbëri Thaçi thotë se nuk krijojmë Republikë Serbe në shkëmbim për liberalizim të vizave

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore.

Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB.

Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi.

Për procesin e dialogut dhe marrëveshjen paqësore, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe Thaçi e falënderon Mustafën për këshilla dhe e fton për aleancë Arbëri Thaçi e falënderon Mustafën për këshilla dhe e fton për aleancë

Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës, është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetjes euroatlantike.

Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 - 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Edhe Mustafa: Do të aplaudohesha po ta quaja Thaçin bashkëpunëtor të Vuçiqit, por s’e njoh si të tillë Arbëri Mustafa: Do të aplaudohesha po ta quaja Thaçin bashkëpunëtor të Vuçiqit, por s’e njoh si të tillë

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.

Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare.