Arbëri

Refugjatët sirianë në Kosovë që duan të shkojnë në Holandë

Me shpresën për një jetë më të mirë, familja pesë anëtarëshe nga Siria ishte larguar përkohësisht për në Turqi, raporton KTV.

Nga aty ata kaluan tri ditë brenda një kamioni, me qëllim që të arrinin në Holandë.

Ata bashkë me dy familje të tjera u ndaluan në Han të Elezit nga Policia e Kosovës.

Një shtetas turk, i cili ilegalisht po transportonte këta persona u arrestua, ndërsa refugjatët u dërguan në Qendrën për Azilkërkues.

Frika që është mbjellë në ta nga lufta në Siri, po i përcjell edhe gjatë qëndrimit të tyre këtu në Kosovë.

Ata duan të shkojnë në Holandë për të cilën shpresojnë se do tu ofrojë një të ardhme më të mirë. Nga Qendra për Azilkërkues tregojnë se procedura ndaj tyre zgjat gjashtë muaj me mundësi vazhdimi.

Aktualisht në këtë qendër nga 58 persona sa ishin në fillim të këtij viti po qëndrojnë 20 refugjatë kryesisht nga Siria dhe Afganistani.