Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka shkuar për të votuar por nuk e ka marrë me vete pasaportën.
Kallxo.com raporton se Dreshaj është futur në qendrën e votimit, por ka dalë nga aty pa votuar pasi nuk ka pasur dokument identifikimi me vete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshe, qytetarët e komunës së Istogut po votojnë sot për kryetarin e tyre. Në garë janë Haki Rugova dhe Gani Dreshaj i AAK-së.
Votimi i sotëm është përsëritje e balotazhit të 19 nëntorit.
Në votimet e rrethit të parë, Rugova e Dreshaj kishin marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme sa për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit.
Pas balotazhit LDK ishte ankuar për parregullsi me votat nga jashtë dhe Gjykata Supreme ka vendosur për përsëritjen e balotazhit.