Krejt çka ndodhi sot në fushatën zgjedhore

Krejt çka ndodhi sot në fushatën zgjedhore

12 tetor 2017 23:10

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubim zgjedhor në Rekë të Gjakovës. Kandidati për kryetar, Ardian Gjini, ka premtuar rregullim të infrastrukturës në çdo fshat të kësaj komune.

Për zhvillim më të madh ekonomik në Suharekë është zotuar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune, Sali Asllanaj. Ai premtoi edhe zhvillimin e turizmit në bjeshkët e Suharekës.

Nisma për Kosovën ka mbajtur tubim paraelektoral në Malishevë, të vetmen komunë që kjo parti e udhëheq aktualisht. Kryetari i saj, Fatmir Limaj ka thënë që Nisma do të zgjerohet edhe në komunat tjera.

Kandidatët për kryetar të komunës së Prishtinës kanë vazhduar me aktivitete zgjedhore, duke shpalosur pjesë të ndryshme të programit qeverisës.

 

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim zgjedhor në Malishevë dhe Ferizaj. Në Malishevë kjo parti premtoi arsim cilësor, punësim dhe investime në bujqësi. Ndërsa, në një takim me gratë në Ferizaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, u ka premtuar mbështetje dhe përfshirje më të madhe në qeverisje.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor në qytetin e Vitisë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Salih Salihu, ka shpalosur programin e tij qeverisës me 20 zotime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme