Klinë, 6 tetor - Në tubimin elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të nëndegës së Zllakuqanit të Klinës, Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar dhjetë anëtarë të rinj, studentë, Fatmir Gjergji, Tahir Beqiri, Liridon Përlaska, Leonora Përlaska, Prekë Marniku, Emanuela Tanushi, Alket Nikolla, Mark Zefi, Kristian Culaj dhe Pren Selita.
Mirëseardhje në PDK atyre u ka dëshiruar kryetari i degës së PDK-së, Sokol Bashota, njëherësh kandidat për kryetar komune. "PDK po rritet dita ditës. Platforma dhe vizioni i PDK-së po gëzon përkrahje të madhe në nëndegën e Zllakuqanit dhe gjitha nëndegët tjera të Komunës së Klinës. Kjo garanton fitoren e sigurt të PDK-së me 22 tetor", ka thënë me këtë rast Bashota. Ai premtoi realizmin e gjitha projekteve që janë prezantuar nga qytetarët e kësaj anë. "Lugu i Drinit është rreshtuar përkrah PDK-së duke u bërë pjesë e fitores së madhe për zhvillimin e Klinës dhe gjitha fshatrave tjera", tha Bashota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo