Në shikim të parë duket si një tavolinë e zakonshme shahu. Por, ajo që kanë zbuluar maturantët Altin Aliçkaj dhe Dominic Bieri, që të dy të moshës 20-vjeçare në të vërtetë është kompjuter shahu, një lojë në tavolinë e cila mund të luajë e pavarur kundër një personi.
Që të dy njëzetvjeçarët, robotin e shahut e kanë zbuluar gjatë punimit të maturës së tyre. Nën çdo figurë të shahut është ngjitur një magnet, ndërsa nën tavolinën e shahut është një fushë elektromagnetike, transmeton shtegu.com.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë mënyrë, figurat e shahut duket se lëvizin vetvetiu, sikur nga ndonjë hije. Pas çdo lëvizje të bashkëlojtarit njerëzor kundërshtar, kompjuteri e llogaritë lëvizjen e tij të ardhshme.
Aktualisht, Altin Aliçkaj dhe Dominic Bieri janë duke studiuar në Institutin zviceran federal të teknolgjisë (ETH), në Cyrih. Punimet e tyre të maturës ata i kanë përfunduar qysh para dy vitesh. Por, sukeseset e tyre nuk kanë ndërprerje, shkruan “Basellandschaftliche Zeitung”. Me shpikjen e tyre, ata kanë udhëtuar në një panair të Brazilit. Qëllimi i tyre është që të sjellin në treg robotin e shahut.