Muajin e kaluar, në dhjetor, Synaptics ka njoftuar se skanerët për gishtërinj për smartfonët e ardhshëm do të mund të vendosen nën ekran. Kompania ka thënë se prodhuesi “Tier 1” do të prezantojë telefonin e parë me këtë lloj teknologjie në panairin e teknologjisë CES 2018.
Sot, kompania e njohur kineze vivo konfirmoi raportimet e djeshme dhe ka prezantuar pajisjen në Las Vegas, kështu duke u bërë kompania e parë në botë që implementoi këtë teknologji në një smartfon, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkaneri për gishtërinj nën ekran gjendet mes pllakës kryesore dhe panelit OLED. Skaneri shfaq shenjat e gishtave të ndriçuar dhe pastaj kalon në procesim dhe në fund hapet telefoni.
Alex Feng, presidenti i vivos, ka thënë në një deklaratë për shtyp se zgjidhja është duke e zgjidhur sfidën e industrisë për të siguruar një eksperiencë më të përshtatshme të legalizimit. Telefoni është i gatshëm për prodhim masiv dhe pritet të lansohet në fillimin e hershëm të 2018-ës.
Siguria do të jetë në të njëjtin nivel sikurse me skanerët e deritanishëm që janë parë në pajisjet e avancuara të tilla si vivo X20 dhe Samsung Galaxy S8, premtoi Synaptics në një deklaratë të mëparshme për shtyp.