Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple paditet për ngadalësim të iPhonëve të vjetër

Apple është duke u përballur me një numër padish, pak ditë pasi pranoi se ngadalëson modelet e vjetra të iPhonëve.

Të mërkurën, gjiganti amerikan pranoi se ngadalëson punën e iPhonëve për të shtuar jetëgjatësinë e tyre dhe për të parandaluar ndaljen e kohëpaskohshme shkaku i vjetërsimit të baterisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa përdorues të Apple nuk janë të lumtur me mos transparencën për punën e iPhonëve dhe shihet si mundësi që ata të kalojnë në pajisjet më të reja.

Stefan Bogdanovich dhe Dakota Speas nga Los Angelesi kanë ngritur padi ndaj Apple, duke akuzuar kompaninë për ndërhyrje në pajisje pa dijeninë e tyre.

Dyshja kanë kërkuar që të kompensohen të gjithë përdoruesit që kanë iPhonë më të vjetër se iPhone 8.