Cryorig është gati të hyjë në tregun e kornizave të kompjuterëve personal me një dizajn të ri inovativ, të quajtur Taku PC.
Cryorig Taku PC dhe korniza ITX janë në procesin e zhvillimit që dy vjet, ndërsa qe një vit në këtë projekt mori pjesë edhe kompania Lian Li, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTaku PC paraqet një dizajn hibrid inovativ, i cili nuk zë shumë hapësirë dhe mbi të cilin mund të vendoset monitori dhe korniza ITX e kompjuterëve personal. Përparësitë e një sistemi të tillë janë të dukshme – dizajni Taku kursen shumë hapësirë te tavolina e punës apo kudo qoftë tjetër.
Gjithashtu, Cryorig Taku PC ka hapësirë për procesor deri në 280 mm, për pajisjen e furnizimit me energji SFX ose SFX-L, pllakën kryesore të formatit ITX dhe deri në tre hardisqet (HDD: 1 x 3.5-inç dhe 2 x 2.5-inç).
Taku PC mund të mbajë një monitor të rëndë deri në 15 kilogramë dhe ka një sirtar për instalim të lehtë të komponentëve të kompjuterit.
Cryorig planifikon që Taku PC-në ta sjellë në SHBA, Japoni dhe Tajvan nga ky muaj, ndërsa në tregjet tjera nga fillimi i vitit 2018 me çmim prej 299 dollarë.
{gallery}