Kompania me seli në Moskë, Kaspersky Lab, ka pranuar se softueri antivirus i saj e ka marrë kodin burimor për hakerizëm, nga një kompjuter në Shtetet e Bashkuara.
Këtë pranim kompania e kumtoi sot lidhur me rezultatet e një hetimi të brendshëm, që kjo kompani e ka bërë, pasi mediat kanë raportuar se qeveria e Rusisë e kishte shfrytëzuar softuerin e antivirusit të saj, për mbledhje të të dhënave teknologjike të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqetësimet për aktivitetet e kompanisë, Kaspersky, kanë ndikuar që Departamenti i sigurisë së brendshme i Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar, u ka ndaluar agjencive qeveritare amerikane që t’i përdorin prodhimet e firmës Kaspersky.
Më 5 tetor, e përditshmja Wall Street Journal ka raportuar se qeveria e Rusisë kishte mundësi për ta modifikuar softuerin Kaspersky dhe ta shndërrojë atë në mjet spiunimi.
Pas pesë ditësh, pra më 10 tetor, e përditshmja tjetër, New York Times, ka raportuar se zyrtarët e Inteligjencës së Izraelit kanë zbuluar se hakerët e qeverisë së Rusisë e kishin përdorë softuerin Kaspersky për spiunim.
Raportet që sugjeronin se Kaspersky ishte shfrytëzuar si kanal për spiunimin rus, presidenca e Rusisë i ka vlerësuar si “absurde”.