Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka lansuar një satelit të ri vëzhgues të tokës, si pjesë përbërëse të sistemit monitorues ambiental EU Copernicus .
“Sateliti vëzhgues i tokës, Sentinel 2B, është nisur nga porti hapësinor “Kourou Spaceport” në Guianën franceze të martën në ora 01:49 sipas kohës lokale”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSateliti, sipas raportimit të AA, peshon 1.1 ton dhe ka një aftësi të bëjë fotografi dhe harta infrared.
Sentinel 2B do të plotësojë satelitin Sentinel 2A i cili tashmë gjendet në orbitë, pasi paraprakisht në qershor të vitit 2015 me sukses u dërgua në një mision hapësinor.
Të dy satelitët do të vëzhgojnë tokën në orbitë të njëjtë nga një kënd prej 180 shkallë, por nga pozita të ndryshme, ndërsa pas çdo pesë ditë të kaluara, satelitët do të prodhojnë harta të të gjitha sipërfaqeve tokësore dhe ujërave bregdetarë.
Një gjë e tillë do të furnizojë shkencëtarët dhe politikanët me informacione thelbësore të cilat do të shërbejnë për planifikim urban, ndotjen e ajrit, pyjet dhe akullnajat.
Drejtori i ESA-së për Programin Vëzhgues të Tokës, Josef Aschbacher, tha se Sentinel-2A do të bashkohet me vëllanë e tij binjak.
"Ky satelit mundëson mbulim global në çdo pesë ditë me senzor me rezolutë të lartë që ka 13 kanale, që e bënë të pashembullt në këtë klasë të satelitëve. Pres shumë aplikacione të reja të cilat do të vijnë nga Sentinel-2”, tha Aschbacher.
Në kuadër të programit Sentinel, që përbëhet nga një total prej gjashtë familjesh, më herët u lançuan Sentinel 1A, Sentinel 1B, Sentinel 2A dhe Sentinel 3A.