Ka shumë njerëz që nuk ndihen rehat pa pasur në duar celularin e tyre për një kohë të caktuar dhe shkencëtarët kanë gjetur një emër për këtë ndjesi.
“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë. Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.
Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë dhe për këtë, fajin e kanë celularët që mund t’i personalizojmë sa të duam. Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.
-
Si të dalloni stresin, lodhjen dhe sulmin nga nxehtësia
-
Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim
-
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”
-
Studim amerikan: Të rinjët po flenë më pak, rrjetet sociale po ua “vjedhin” gjumin
-
Pijet me sheqer mund t’u shkaktojnë ankth adoleshentëve