Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku me veçori të reja synon parandalimin e vetëvrasjeve

Rrjeti më i madh social Facebook është duke punuar që të gjejë mënyra të reja për të parandaluar vetëvrasjet.

Kompania e njohur ka publikuar disa veçori të reja, të cilat i kishte lansuar në versionin e parë në vitin 2015, që njoftojnë miqtë për rrezikun se një mik i tyre mund të vrasë veten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

Kjo veçori tani është në dispozicion edhe përmes Facebook Live. Tani nëse Facebooku beson se një përdorues që po përdor video-live ka nevojë për ndihmë, do të njoftojë miqtë e tij për të parandaluar këtë.

Për këtë Facebooku është duke punuar me disa organizata të njohura dhe ndihmën do ta bëjë përmes Inteligjencës Artificiale.

“Ka pasur disa raste tragjike, si vetëvrasjet – disa nga to madje të transmetuar a direkt – dhe kjo ndoshta do të parandalojë që të ndodhë diçka e tillë. Për të parandaluar këtë, kemi krijuar infrastrukturë shoqërore për të ndihmuar komunitetin që të identifikojë problemet para se ato të ndodhin”, ka thënë themeluesi i Facebookut Mark Zuckerberg.

Këto veçori po testohen në SHBA dhe nuk dihet akoma data e lansimit të plotë.