Ashtu sikurse Asus, edhe kompania Lenovo është gjithashtu njëra nga disa prodhues Android e cila ende është duke investuar në tabletët dhe e cila së shpejti do të lansojë një model të ri.
Seria Tab 4 e kompanisë, duke përfshirë modelin 8 dhe 10.1-inç, tani është në dispozicion për para-porositje në Shtetet e Bashkuara, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLenovo Tab 4 është i gatshëm për para-porositje në dy dyqanet e mëdha online të Shteteve të Bashkuara, Amazon dhe Newegg, me çmim prej 129 dhe 179 dollarë.
Newegg do të fillojë dërgesat nga 30 qershori, ndërsa Amazon thotë se dërgesat do të fillojnë “brenda dy ose pesë javëve”.
Të dy modelet janë të ngjashme sa i përket specifikave, përveç madhësisë së ekranit.