Philips e ka paralajmëruar monitorin e vet të ri të lakuar 34-inçësh, i cili në treg do të dalë më vonë gjatë prillit.
Monitori Philips 349X7FJEW X Line ka panel UltraWide QHD VA, me një rezolucion prej 3440 x 1440 pikselësh, lakueshmëri 1800R, mbështetje për një gamë të gjerë të ngjyrave, lidhje MultiView dhe mbështetje AMD FreeSync, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMonitori Philips 349X7FJEW X Line do t’u përshtatet konsumatorëve për të cilët është i rëndësishëm multitaskingu, për çfarë ideal do të jetë paneli i gjerë panoramik. Philips i ka kushtuar shumë vëmendje dizajnit, prandaj ka skajet pa kornizë, kthesat delikate dhe baza e cila është bërë prej kromit.
Sa i përket karakteristikave të monitorit, ka ndriçimin në prapavijë W-LED, raportin prej 21:9, këndet e shikimit prej 178/178 shkallësh, ndriçimin 300 cd/m², altoparlantët e integruar prj 5W x 2 dhe të tjera.
Nga opsionet për lidhje janë të pranishëm DisplayPort 1.2, HDMI 1.4 x 1, HDMI 2.0 x 1 dhe USB 3.0 x4 (një me opsionin Fast Charging).
{gallery}