Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përvoja e Katarit në Kupa të Botës - zero ndeshje

Kur Brazili mposhti Paraguain të martën në Sao Paulo, u bë përfaqësuesja e parë që siguroi kualifikimin në Botërorin 2018 të futbollit, duke iu bashkuar në atë ngjarje nikoqirit, Rusisë. Por, disa orë më herët, dhe një gjysmë bote më larg, një rezultat tjetër mund të ketë qenë po aq i rëndësishëm.

Katari, që do të organizojë Botërorin 2022 të futbollit, është siguruar se nuk do të kualifikohet direkt në Botërorin në Rusi, kur pësoi 1:0 në Tashkent ndaj Uzbekistanit, shkruan NYT, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pos që preu rrugën direkte drejt Botërorit, humbja nënkuptoi se sigurimi i kualifikimit të Botërorit nëpërmjet plejofit, që është mundësia e fundit, po ashtu duket larg për t’u arritur për Katarin.

Kur edhe matematikisht gjërat të bëhen të ditura, që me gjasë do të ndodhë në xhiron e ardhshme në qershor kur të luajë kundër Koresë së Jugut, atëherë Katari do të marrë reputacionin si nikoqiri i parë në kohën moderne që kurrë nuk e ka siguruar ngjarjen e madhe me meritë të veten...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.