Shumë e kanë thënë. Por, ky njeri vërtet mund të realizojë atë!
Anthony Joshua, 27-vjeçar dëshiron ta pensionojë Vladimir Klitschkon (41) më 29 prill në Londër, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlitschko është në dijeni se pas humbjes së turpshme nga britaniku Tyson Fury në nëntor të vitit 2015, një humbje e radhës do të nënkuptonte se ka ardhur koha të largohet nga boksi, raporton Bild am Sonntag.
Por, cili është Joshua, personi që dëshiron të bëhet mbreti i ri i peshës së rëndë?
I biri i prindërve nga Nigeria, emrin e plotë e ka Anthony Oluwafemi Olaseni Joshua. Ai ka nisur karrierën e tij amatore si 18-vjeçar, të cilën e përfundoi pas 43 luftërave me të argjendtë në Kampionat Botëror dhe të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2012 në Londër.
"Më jepni tri vjet, më pas do të bëhem kampion bote në boks profesionist", tha Joshua në vitin 2013...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.