Sport

Federer sërish mposht Nadalin, triumfon në Miami Open

Roger Federer ka vazhduar dominimin e fundit ndaj Rafa Nadalit duke e mposhtur 6 me 3 dhe 6 me 4 në finalen e Miami Open të dielën.

Federer, që mungoi për një kohë të gjatë sivjet, mposhti spanjollin për herë të katërt rresht.

Nadal, megjithatë prin në ndeshjet kokë më kokë me total 23-14.

Federer sivjet ka fituar Australian Open dhe Paribas Open.