Italia ka mposhtur Holandën në miqësoren e zhvilluar sonte në Amsterdam.
Italianët fituan 2 me 1, ndërsa të tre golat u shënuan në pjesën e parë.
Romagnoli i dha epërsinë vendasve duke shënuar gabimisht në portën e tij në minutën e dhjetë, ndërsa vetëm një minutë më pas Eder barazoi gjithçka.
Leonardo Bonucci në minutën e 32-të shënoi për fitoren e italianëve.