Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, duke folur për çështjen e Taulant Xhakës, ka thënë se kombëtarja varet nga grupi dhe jo nga individët.
Pas humbjes 2 me 1 nga Bosnja në miqësore, Memushaj për “Supersport”, ka thënë se ekipi pati paraqitje të mirë dhe nuk meritoi humbjen.
Ndërsa, për çështjen e largimit të Xhakës për shkak të problemeve me përzgjedhësin Gianni De Biasi dhe për largimin e mesfushorit tjetër Amir Abrashi, Memushaj ka thënë se të dy janë të rëndësishëm, por ekipi nuk varet vetëm prej tyre.
“Unë jam mësuar me futbollin në çdo lloj situate. Kur mungon dikush gjërat nuk ecin mirë, kur nuk mungon kush çdo gjë shkon mirë. Si Xhaka edhe Abrashi janë lojtarë të rëndësishëm, por një kombëtare nuk varet vetëm nga dy lojtarë. Nuk duhet të mendojmë për individët por për grupin që formojmë të gjithë bashkë”, ka thënë ai.