Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e pritur e Gjermanisë, pëson golin e parë në kualifikime

Gjermania ka mposhtur Azerbajxhanin në ndeshjen e pestë të Grupit C në Eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”.

Andre Schurrle shënoi i pari në ndeshje në minutën e 19-të. Dimitrij Nazarov barazoi gjithçka në minutën e 31-të, duke bërë që Gjermania të pësojë golin e parë në kualifikime deri tash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thomas Muller dhe Mario Gomez realizuan edhe nga një herë për të kthyer Gjermaninë sërish në epërsi.

Në pjesën e dytë, Andre Schurrle realizoi edhe një herë për të vulosur fitoren e gjermanëve 1 me 4.

Pas pesë ndeshjeve, Gjermania ka 15 pikë me bilanc të golave 20:1. E dyta në Grupin C është Çekia që ka shtatë pikë më pak se Gjermania.